Bardhi: Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja

Shqipëria

Bardhi: Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 14:42
Gazment Bardhi

Partia Demokratike ka reaguar pas hetimeve nga Prokuroria për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Qerim Ismailaj, në formularin e dekriminalizimit ka deklaruar se nuk ka qenë i dënuar, por pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi se ai ka gënjyer. Ai është dënuar në Greqi për përleshje e dëmtime personash me dashje.

Kjo është bërë e ditur në përgjigjen që Prokuroria i ka kthyer KQZ-së lidhur me rastin e Qerim Ismailajt.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Gazment Bardhi shprehet se edhe pse një vit e gjysmë me vonesë, u provua vërtetësia e qëndrimit të PD-së se Ismailaj është i dënuar me burg në Greqi.

Më tej shton se Qerim Ismailaj është produkt politik i kryeministrit Rama, i cili sipas Bardhit ky i fundit herët apo vonë do të përballet me drejtësinë.

Reagimi: 

Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysmë vonesë, u provua vërtetësia e qëndrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre.

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat