U tha se u hapën kufijtë, por Greqia nuk lejon kalimin e shqiptarëve

Shqipëria

U tha se u hapën kufijtë, por Greqia nuk lejon kalimin e shqiptarëve

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 11:28
Ilustrim

Një ditë më parë, Ministria e Jashtme njoftoi se nga kjo e shtunë, të gjithë personat nga Shqipëria do të mund të kalojnë për në territorin grek, pas rekomandimit të Këshillit Europian që përfshinte Shqipërinë në vendet e sigurta sa i përket koronavirusit.

Por po dje, sipas A2, një shkresë zyrtarë mësohet se ka mbërritur në Doganën e Kapshticës, nga pala greke, ku thuhet se nuk do të lejohen të kalojnë asnjë kategori udhëtarësh, përveç punëtorëve sezonalë, të paktën deri më datë 28 qershor.

Në rekomandimin e BE u lihet në dorë shteteve anëtarë të vendosin rregulla të veçanta, por vendimi i Greqisë duket se nuk përputhet me realitetin e pandemisë në të dy vendet.

Vetëm një ditë më parë, Greqia raportoi 453 raste të reja me koronavirus, me një mesatare javore prej mbi 530 rastesh në ditë. Ndërkohë në Shqipëri një ditë më parë u regjistruan vetëm 3 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat