Plazhi nis, por diçka shqetësuese po ndodh në Shqipëri

Shqipëria

Plazhi nis, por diçka shqetësuese po ndodh në Shqipëri

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 13:53
Vrojtuesit nuk shkojnë në "punë"

Shqipëria e çeli sërish sezonin turisik në gjendje pandemie, ku si në çdo fushë është prekur edhe angazhimi i shpëtimtarëve të ujit. Nga jugu në veri tipologjia e plazheve është shumë e ndryshme, por të përbashkët kanë mungesën e vrojtuesve të plazhit.

Gazeta “Shqip” ditën e djeshme ishte në plazhin e njohur “Gjiri i Lalzit” në Durrës ku vuri re mungesën e shpëtimtarëve të ujit. Tashmë që sezoni i plazhit nisi kemi një fluks të madh pushuesish kryesisht në fundjavë dhe nevoja për shpëtimtarët e ujit është e madhe. Pasi kryesisht në pazhe ka të moshuar me sëmundje të ndryshme  dhe fëmijë të vegjël të cilët  mund të futen në det.

Ministri Blendi Klosi ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në TopNews foli për çdo gjë në lidhje me turizmin por harroi të flasë për mungesën e vëzhguesve në plazhe.

Image

Nuk dihet ende nëse këto përcaktohen nga Bashkia apo ministria e Mjedisit por e sigurt është që mungojnë ose nuk rrinë në vendin e punës për të cilën paguhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat