Serjani: Gjendja e komunitetit egjiptian nuk ka ndryshuar, problem arsimi, shëndetësia e punësimi

Shqipëria

Serjani: Gjendja e komunitetit egjiptian nuk ka ndryshuar, problem arsimi, shëndetësia e punësimi

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:07
Gentian Serjani

Juristi Gentian Serjani u shpreh se shteti shqiptar ka miratuar ligje që ka edhe Evropa për mbrojtjen e minoritetit, por problemi qëndron në aspektin e aplikimit.

Ai tha se elementët kryesor të komuniteti për të qenë një qytetar nuk plotësohen, pasi kanë shumë problematike si punësimit, shëndetësinë, arsimin dhe aksesin në drejtësi.

Serjani: Shteti shqiptar ka miratuar ligje që ka edhe Evropa për mbrojtjen e minoritetit, por problemi qëndron në aspektin e aplikimit. Kemi të njëjta problematike si punësimit, shëndetësinë, arsimin dhe aksesin në drejtësi. Elementët kryesor të komuniteti për të qenë një qytetar nuk plotësohen. Janë njerëz të varfër që diskriminohen dhe nuk kanë mundësi të ushqehen duke u mbështetur në mbetjet urbane. Madje ka edhe diskriminime edhe nga politikanë të lartë.

Ai shtoi se ka shumë plane për komunitetin egjiptian, por nuk ka buxhetim dhe kjo do të thotë se nuk mund të zbatohen.

Serjani: Ka shumë plane për këtë komunitet, por nuk ka buxhetim dhe kjo do të thotë se nuk mund të zbatohen. Ne duhet të jemi mirë me BE-në duke u thënë se po miratojmë strategji të ndryshme për mbrojtjen e komunitetit egjiptian, por ama nuk po i vëmë në zbatim ato. Në dukje kjo është një farsë, sepse duam që të hapim negociata. Fatkeqësisht situata e komunitet Egjiptian është e njëjta gjatë gjithë këtyre viteve. Ne kemi ligje të mira, por këto nuk zbatohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat