Zbulohet si nisi konflikti me drejtorin e bashkisë që u godit me lopatë në kokë

Shqipëria

Zbulohet si nisi konflikti me drejtorin e bashkisë që u godit me lopatë në kokë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

Një konflikt për çështje pronësie ka degjeneruar në dhunë fizike, ku i plagosur ka mbetur Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Publik në Bashkinë e Gjirokastrës.

Mësohet se drejtori Seit Rondo është konfliktuar me një person tjetër, Kujtim Basha.

Fillimisht ata kanë debatuar, por më pas janë përplasur fizikisht.

Drejtori i bashkisë Gjirokastër është goditur me lopatë dhe u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa shtetasi tjetër, Kujtim Basha është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat