Meta uron homologun e tij amerikan për 4 Korrikun

Shqipëria

Meta uron homologun e tij amerikan për 4 Korrikun

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 09:49
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij amerikan Joe Biden për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kreu i shtetit e uron Biden në emër të popullit shqiptar për 245-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.

Meta uron edhe shqiptaro-amerikanët, të cilët, sipas tij,  kanë kontribuar në mënyrë thelbësore për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Presidenti u shpreh gjithashtu mirënjohjen Shteteve të Bashkuara për ndihmën që i dhanë vendit tonë për t’u përballur me pandeminë.

Me këtë rast, kreu i shtetit shpreh edhe konsideratën e tij të lartë për homologun Joe Biden.

Postimi:

“I nderuari President, Sh.T.Z Joseph R. Biden Jr.,

245-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep kënaqësinë e veçantë që t’Ju përcjell, edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin e madh amerikan, që e bënë këtë komb kaq të fortë dhe të begatë.

 njëjti mesazh urimi u shkon edhe të gjithë shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë kontribuar në mënyrë thelbësore për forcimin e marrëdhënieve tona. Ne ndihemi krenarë për bashkëkombasit tanë, ashtu siç jam i sigurt se ndiheni edhe Ju, si dhe besoj se miqësia jonë e përbashkët e me rrënjë të thella, do të forcohet akoma edhe më tepër.

Jemi optimistë, që madhështia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe e aleatëve të saj, e mbështetur në vlerat tona të përbashkëta euro-atlantike si dhe demokratike, do të mbizotërojë dhe do të triumfojë mbi shumë sfida të kohëve tona, përfshirë edhe pandeminë e COVID-19. Ju jemi mirënjohës për ndihmesën dhe mbështetjen bujare, që na dha qeveria juaj, për t’u përballur me këtë pandemi, si dhe me sfida të tjera, gjithashtu.

Do të dëshiroja të shfrytëzoja këtë rast që t’Ju ritheksoja vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike! Ju lutem Zoti President, krahas urimeve të mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, të pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat