Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në Vithkuq të Korçës

Shqipëria

Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në Vithkuq të Korçës

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Temperaturat e larta të stinës së verës bëhen shkaktare për djegin e qindra pemëve, çdo vit, në vendin tonë.

Megjithatë, shpesh herë raportohet për zjarrvënie të qëllimshme. Banorët e zonave malore, i venë flakën parcelave, për t’i përdoruar më pas për bujqësi ose blegtori.

Ndërkaq, një hektarë pisha e bimësi në zonën e Vithkuqit, në majën e Jankës, janë përfshirë nga flakët.

Për më shumë se 3 ditësh ky zjarr vijon të jetë aktivë, duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone.

Ndërkohë, vijojnë ndërhyrjet me mjete rrethanore për izolimin e vatrave aktive.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që po punohet për shuarjen e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat