​Aksident me motor në Lushnje, plagoset pasagjeri

Shqipëria

​Aksident me motor në Lushnje, plagoset pasagjeri

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në fshatin Kamçisht të Lushnjes.

Një 22-vjeçar duke drejtuar motorin e tij ka dalë nga rruga dhe si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar pasagjeri, shtetasi R.S.

24-vjeçari është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që është shoqëruar në komisariat drejtuesi i motorit.

“Sot rreth orës 17:00, në fshatin Kamçisht, shtetasi K. Ll., 22-vjeç, banues në Zhym, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi R. S., 24-vjeç, banues në Gjazë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i motomjetit dhe po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat