Shtohen pacientët në repartin e djegies

Shqipëria

Shtohen pacientët në repartin e djegies

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Është shtuar numri i personave që i drejtohen shërbimit të djegie plastikës. Mjek Nardi Kola kirurg plastik në shërbimin e djegie plastikës thotë se pjesa kryesore vijnë nga djegiet e flakëve të bombolave të gazit dhe lëngjet e nxehta.

“Kohët e fundit po prevalojnë djegiet ngaflaka e gazit, nga lëngjet e nxehta, djegiet elektrike kanë edhe ato rolin e tyre, edhe djegiet e diellit kemi folur shpesh për to. Sigurisht ato që kanë krijuar shqetësimet më të mëdha në popullatë janë djegiet masive nga shpërthimet e gazit”, është shprehur Nardi Kola.

Mjeku këshillon se kush është hapi i parë që duhet të bëhet pas një djegie.

“Puna e parë është shpëlarja me ujë të pastër, po të jetë mundësia në mënyrë që të mos progredojë djegia në thellësi”, është shprehur mjeku.

Djegiet masive  të trupit të nje personi mbi 40% shpesh kthehen edhe në kërcënim për jetën e tyre.

“Lëkura si një organ mbrojtës luan rol shumë të madh si në termorregullimin po ashtu edhe në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet dhe nga çdo gjë tjetër që mund ta rrezikojë. Duke mos e pasur këtë mbrojtje, organizmi dashje pa dashje futet në një stres, organet futen në një stres, sidomos veshkat, sistemi i qarkullimit të gjakut, sidomos mushkëritë”, ka përfunduar mjeku.

Mjekët bëjnë apel për një kujdes të madh jo vetëm sa u përkëtë shpërthimeve nga bombolat por edhe nga ekspozimin në diell pasi temperaturat e larta dhe qëndrimi në diell për një kohë të gjatë ka bërë që shumë raste ti drejtohen këtij shërbimi, sidomos fëmijë me djegie të shkallës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat