Luigi Soreca takon Lulzim Bashën dhe zbulon çfarë u diskutua

Shqipëria

Luigi Soreca takon Lulzim Bashën dhe zbulon çfarë u diskutua

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 17:27
Luigi Soreca - Lulzim Basha

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë si nga PD dhe nga Misioni i BE-së në vendin tonë.

Të pranishëm kanë qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Me anë të një shënimi në Twitter, ambasadori Soreca njofton se u diskutua gjatë lidhur me rolin që do të ketë opozita në Kuvend në legjislaturën e ardhshme e cila do të nisë në shtator.

Është folur gjithashtu për situatën politike në vend dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Postimi i Luigi Soreca: 

Shkëmbim i gjatë medimesh sot midis shefave të misionit të BE-së dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar. Ne shkëmbyem mendime mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin e BE, median dhe reformën në drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat