Droga në Portin e Durrësit, gazetarja jep detaje: Po mbahej nën vëzhgim prej ditësh, sot…

Shqipëria

Droga në Portin e Durrësit, gazetarja jep detaje: Po mbahej nën vëzhgim prej ditësh, sot…

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Të tjera detaje bëhen me dije për kokainën e kapur sot në Durrës në një kontejner me babanë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi nga terminali i trageteve dhe kontejnerëve, se një sasi e dyshuar si kokainë është kapur në Portin e Durrësit, ndërsa policia ka shoqëruar dy persona.

“Kontejneri me banane për llogari të kompanisë Banana King, ndërsa janë gjetur 14 pako të dyshuara me kokainë. Sipas burimeve, kontejneri është mbajtur nën vëzhgim nga policia dhe ditën e sotme kur ka shkuar personi për të tërhequr kontejnerin është bërë dhe ndalimi i tij. Aktualisht po zbrazet sasia e bananeve.

Nuk dihet ende sa është sasia totale e drogës. Në 2021 një sasi rekord kokaine është kapur në autoritetet e portit të Durrësit dhe në Kosovë. Kanë qenë 400 kg në një fabrikë në Pejë që janë kapur, të cilat kishin kaluar në Portin e Durrësit”, raportoi gazetarja Haxhiaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat