Kultivonin kanabis, arrestohen dy vëllezër

Shqipëria

Kultivonin kanabis, arrestohen dy vëllezër

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Skrapar, pasi janë kapur duke kultivuar lëndë narkotike. Sipas uniformave blu janë prangosur Emiljano  dhe Ardenis Rama.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të tyre në fshatin Barçë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen 2 autorët e dyshuar të tentativës për kultivim.

Sekuestrohen fara cannabis dhe një radiomarrëse.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Barçë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 39 vjeç dhe A. R., 35 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Barçë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të këtyre shtetasve. Gjithashtu, në banesën e shtetasit E. R. u gjetën fara të dyshuara cannabis sativa dhe një radio dore komunikuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat