Kush është zyrtari i prangosur në Korçë

Shqipëria

Kush është zyrtari i prangosur në Korçë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:04
Ilustrim

Zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Postës Shqiptare në Korçë, janë vënë në sot pranga, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të datës 06.07.2021, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Mes personave të arrestuar është edhe Valter Gora, ish Drejtor i Postës në Korçë.

Ndërkohë, janë zbardhur të tjera detaje, sesi është bërë pjesë e operacionit Valter Gore. Të njëjtat burime thanë për CAN.al se Valter Gora kishte dy ambjente në Pogradec për të lëshuar me qera, bashkë me Sokolin kishin falsifikuar dokumentat sikur ishte Sokoli pronari i ambjenteve.

Por, Valter Gore nuk është një emër i panjohur për policinë.

Me 13.08.2019, banesa e Valter Gores, ka rënë pre e një grabitje.

Në njoftimin e policisë në atë kohë thuhej se “Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”.

Po ashtu, Valter Gore është përmendur për bëmat dhe gjëmat e tij, edhe më parë në media.

Në nëntor të vitit 2018, Valter Gore u bë pjesë e denoncimit të emisionit “Ajsberg”, në Fax Neës, sipas të cilit ish-drejtori i Ujësjellësit, Valter Gore ‘i ka shitur’ shtetit automjetin e tij 5 herë më shtrenjtë.

Bëhet fjalë me një makinë Range Rover Sport, e cila e blerë për 22 mijë euro në Itali nga Valter Gora dhe “Gora sh.p.k” u shit rreth 11 mijë euro tek Altin Çekiçi, i cili më pas të njëjtën makinë ia shiti sërish Valter Gorës, por këtë herë në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujsjellës-kanalizimit Pogradec, për një çmim 5 herë më të lartë, pra rreth 75 milionë lekë të vjetra.

Po ashtu, Gora, është kapur me shkelje edhe në vitin 2016, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në atë kohë ushtronte detyrën e drejtuesit të Ujësjellës-Kanalizime në Pogradec.

Sipas KLSH, UK Pogradec nuk i ka zbatuar në mënyrë të plotë rekomandimet e lëna nga auditimi i mëparshëm.

Nga 4 masa për shpërblim dëmi, nga shoqëria UK Pogradec nuk është realizuar asnjë, si mos-ndjekja e rrugëve ligjore për arkëtimin e të cilave, i ka shkaktuar shoqërisë dëm ekonomik në vlerën 49,424.4 EUR dhe 819,108.40 lekë.

Nga 2 masa për shpërblim dëmi, nga shoqëria UK Pogradec nuk është realizuar asnjë, mos-ndjekja e rrugëve ligjore për arkëtimin e të cilave, i ka shkaktuar shoqërisë dëm ekonomik në vlerën 364,101.80 EUR dhe 430,986 DM (Trajtuar më hollësisht në faqet 16-19, të Raportit Përfundimtar të Auditimit)./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat