42-vjeçarja në Rinas godet punonjësen e një kompanie ajrore

Shqipëria

42-vjeçarja në Rinas godet punonjësen e një kompanie ajrore

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 21:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat