Merr flakë kodra pranë plazhit në Gjirin e Hartës

Shqipëria

Merr flakë kodra pranë plazhit në Gjirin e Hartës

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 15:15
Ilustrim

Një kodër pranë plazhit në Gjirin e Hartës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë hapsia me pemë dhe shkurre, teksa flakët vijojnë për më shumë se një orë.

Mësohet se flakët shihen lehtësisht nga turistët që po pushojnë në Gjirin e Hartës.

Sakaq, forcat e zjarrfikëses janë nisur për në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat