U arrestua për korrupsion, Fatos Tushe kërkon lirinë

Shqipëria

U arrestua për korrupsion, Fatos Tushe kërkon lirinë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:03
Fatos Tushe

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i arrestuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat, i është drejtuar sërish Apelit për të kërkuar lirinë në këmbim të garancisë pasurore, kësaj here me pretendimin se vuan nga disa sëmundje dhe e ka të pamundur të qëndrojë në qeli.

Sipas avokatit, i cili ka paraqitur pretendimet e Tushes, ai vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akte, alergji ndaj disa ushqimeve si dhe problemet me mushkërinë.

“Z. Tushe vuan prej vitesh  nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute,  nga mushkëria si dhe është  alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij provohen nga  të dhënat e pasqyruara në dokumentat e poshtëshënuara”, thuhet në shkresë.

Fatos Tushe është arrestuarme urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë. Pak ditë më parë Tushe u drejtua në Apel me një tjetër kërkesë për masë më të butë sigurie, pasi pretendon se për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat