Paralajmërimi i frikshëm i profesorit të njohur: Kjo do të sjellë katastrofa në Shqipëri!

Shqipëria

Paralajmërimi i frikshëm i profesorit të njohur: Kjo do të sjellë katastrofa në Shqipëri!

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Profesori i gjeologjisë Klodian Skrami ka dhënë alarmin e ndërhyrjes së dorës së njeriut tek natyra, të shpyllëzimit dhe ndërtimeve pa kriter.

“Të gjitha këto ndërhyrje kanë impaktin e tyre në mjedis. Pra në momentin që ne marrim naftën nga nëntoka, gazi që lëshojmë në atmosferë, që automatikisht ndikojnë në ciklin e klimës. Ne flasim për miliona vite. Shohim që klima ka një cikël, moment ftohje dhe ngrohje. Në 100 vjeçarin e fundit ky cikël është më intensiv. Kjo vjen prej zhvillimit të teknologjisë. Kemi raste të tilla si para një jave temperatura të larta në Kanada dhe në pjesën e Evropës kishim reshje intensive,” shprehet Skrami.

Profesori shprehet se Shqipëria është zonë tërmetesh dhe grykësia për të bërë pallate shumëkatëshe do të sjellë katastrofa.

“Kushti teknik që përdorim për ndërtim është projektuar në ’89. Dhe sot dy vjet pas tërmetit kemi akoma në fuqi atë kusht teknik. Jemi një zonë sizmike. Sot jemi kthyer në laborator të brisqeve. Duhet ndërhyrë sa më shpejt me kushtet teknike,” thotë ai për abc news.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat