“Filloi prapë, ça me i bo, ku me e kap?” Banorët të alarmuar mes flakëve në Kurbin

Shqipëria

“Filloi prapë, ça me i bo, ku me e kap?” Banorët të alarmuar mes flakëve në Kurbin

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Një sipërfaqe e konsiderueshme është përfshirë nga flakët në fshatin Katund i Ri në Kurbin. Zjarri ka nisur rreth orës 11 të ditës së sotme duke shkrumbuar qindra fidanë ullinj.

Ndonëse zjarrfikësja e Kurbinit është përpjekur të izolojë vatrën e zjarrit, erë e fortë ka bërë që të përhapet në tërë plantacionet e ullinjve.

“Filloi prapë, ça me i bo, ku me e kap?” dëgjohen banorët të alarmuar me përmasat që po merr zjarri.

Ata janë në luftë me flakët me mjete rrethanore, por fikja e zjarrit është e pamundur dhe për këtë arsye kërkohet ndërhyrja nga ajri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat