Brenda 10 ditësh u kap 2 herë kokainë, cila është kompania e bananeve

Shqipëria

Brenda 10 ditësh u kap 2 herë kokainë, cila është kompania e bananeve

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:44
Kompania e importit të bananeve nga Amerika Latine

Kompania e importit të bananeve nga Amerika Latine, në kontenierët e të cilës u sekustruan 6.5 kg lëndë narkotike koakainë nuk është e panjohur për mediat djhe policinë. Po ashtu në 13 korrik pas kontrollit u sekuestruan 11 kg e 675 gr kokainë.

Po atë ditë më 13 korrik të këtij viti biznesmeni Eduart Dauti, administrator i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në një prononcim ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që adresohen në emër të kompanisë së tij, lidhur me transportimin e lëndës narkotike kokainë nga Ekuadori drejt Shqipërisë.  

Ai ka thënë se kontenierët vulosen hermetikisht me shirita sigurie që nga porti i origjinës deri në Durrës dhe e vetmja mënyrë për të ndërhyrë është që të prishen shiritat e sigurisë ose droga të vendoset nga jashtë.  

Biznesmeni shprehet i shqetësuar se jo vetëm që i është prishur imazhi i tij dhe i kompanisë, por dhe nuk di se si të veprojë, pasi nëse kthehet në Shqipëri me gjasë mund të arrestohet.  

Eduart Dauti: Kam 11 vjet që punoj me importin e bananeve. Javë për javë nga Ekuadori. Për herë të parë u bëra pre e kriminelëve në vitin 2016 kur po te kontenierët e mi, në pjesën e jashtme ishte vendosur drogë, por falë operacionit të DEA që e hoqi lëndën narkotike dhe e zëvendësoi me oriz dhe falë procedurave u pa që kompania ime nuk kishe të bënte me këtë. Edhe në atë kohë unë përfundova në media dhe ndaj biznesit tim pati përbuzje. Dua të sqaroj një gjë; Konteineri nuk ka shoqërues apo shofer, konteinerët vijnë në Portin e Durrësit dhe aty kontrollohen, kalojnë në skaner. Dhe është paraqitur vëllai im i vogël dhe në një moment sot më thanë që më kanë arrestuar vëllain. Unë vetë familjarisht jam në Francë dhe në këtë situatë nuk e di se çfarë duhet të bëj. A të vij dhe të më arrestojnë apo do kem ndonjë zgjidhje tjetër?!

Konteinerët vijnë tranzit, ose nga porti i Pireut ose nga MSC që i sjell nga Italia. Këta nuk duan të dinë, por janë kriminelët ata që kontaminojnë kontenierët. Sa i përket produkteve brenda konteinerit, ato janë produktet tona dhe kanë kode shtesë për arsye sigurie. Konteinerët pajisen me çertifikatë sigurie, kjo gjë duhet të zgjidhet me autoritetet portuale të Argjentinës dhe autoritetet portuale shqiptare. Çdo konteiner kalon në skaner, si në portin e Durrësit dhe kudo. Atëherë kush e ka fuqinë të ndërhyjë në pjesën e jashtme të konteinerëve? Nga porti i nisjes deri në portin e daljes, unë nuk kam në dorë asgjë. Sepse nuk më lejohet. Nuk kam akses as në origjinë dhe as në arritje. Madje unë si biznes, numrin e kontenierëve që më vjen për mallin tim, e mësoj pas hyrjes së ngarkesës në det. Kontenierët kanë shirita sigurie, ato duhen parë nëse janë shiritat e sigurisë së origjinës apo është ndërhyrë.

Unë mbaj përgjegjësi vetëm për frutat. Unë apeloj që autoritetet të më japin drejtësi. Po qeshë i përfshirë të më fusin shtatë pashë nën dhe. Të investigojnë kush janë kriminelët që na prishin punë. Pse duhet të përfshihem unë në këtë punë? Mos jam pa bukë? Aq sa bën shuma e drogës nuk bën as një konteiner i vetëm. E drejta ime më lind vetëm pas skanerit të konteinerit që të marr produktin. Unë në një vit përpunoj 600 deri në 800 kontenierë. Pse duhet të jemi me zemër çdo javë që na vijnë kontenierët? Unë vetëm këtë javë kam pasur 15 kontenierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat