I plagosuri në gjendje kritike për jetën, plumbi i kaloi pranë zemrës

Shqipëria

I plagosuri në gjendje kritike për jetën, plumbi i kaloi pranë zemrës

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 07:14
Aldo Gjini

Ky që shihni në foto është 31-vjeçari Aldo Gjini, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Todi Shkurti pranë Qytetit Studenti.

Gjini dyshohet se ka qëlluar në drejtim të Altin Gjokës dhe Jetmir Marashit teksa këta dy të fundit ishin të ulur në një lokal, ndërsa përplasja mes tyre besohet se ka lindur më herët pas një debati verbal për parakalimin me makinë.

Ndërkohë, Gjini rezulton person me precedentë penalë dhe i shpallur në kërkim nga ana e policisë para kësaj ngjarjeje, ndërsa dy viktimat e sulmit të tij, banorë të lagjes ku ndodhi ngjarja rezultojnë pa precedentë penalë.

Të plagosur ndodhen në spital, ku Jetmir Marashi paraqitet në gjendje më kritike për jetën për shkak se plumbi i ka kaluar pranë zemrës.

Forca të shumta policie janë vendosur në vendngjarje dhe kanë ngritur postblloqe për kapjen e autorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat