Tenderi abuziv i uniformave të policisë/ 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dalin para gjykatës më 30 korrik

Shqipëria

Tenderi abuziv i uniformave të policisë/ 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dalin para gjykatës më 30 korrik

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme cakton datën për seancën e Apelit të nëntë zyrtarëve të arrestuar për shkelje të barazisë në tendera.

Edlira Naqellari dhe 8 të hetuarit e tjerë për tenderin abuziv, me uniformat e Policisë së Shtetit do të dalin para Gjykatës së Posaçme të Apelit në 30 korrik.

Zyrtarët kanë apeluar masat e sigurisë lënë në fuqi në Shkallë të Parë duke kërkuar zbutje të tyre, me argumentin se nuk ka kushte ligjore për të qëndruar në burg.

9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme akuzohen nga SPAK për shkelje te barazisë në tender, pasi ka dyshime për shkelje të rënda në tenderin prej 2.8 miliardë lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat