“Na gritë, na mbytët!” Qytetarët ankohen për ofertat e “çmendura”

Shqipëria

“Na gritë, na mbytët!” Qytetarët ankohen për ofertat e “çmendura”

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Të rinjtë vijojnë të ankohen për paketat e shtrenjta që ofron kompania telefonike One. Ato thonë se një paketë në kompaninë One i mbulon ato me internet vetëm për 10 ditë e nëse nuk do të kishin ëireles, ju duhet të bëjnë ofertën më shumë se një herë në muaj pasi, siç thonë ata, interneti për to është i domosdoshëm.

"Të rinjtë kamarierë dhe banakierë punojnë, ndonjë call center, si do të jenë të përballueshme?"

Si ky i ri janë me qindra që ankohet për tarifat e shtrenjta të paketave telefonike.

"Paguaj 7 mijë lekë të vjetra për 1000 minuta, ka persona që paguajnë 5 mijë lekë për 2500 minuta. Nuk është e drejtë.

Përveçse të shtenjta paketat e ofertave nuk mjaftojnë për të gjithë muajin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat