Muaji i hapur i vaksinimit ndaj COVID-19, Manastirliu sërish thirrje

Shqipëria

Muaji i hapur i vaksinimit ndaj COVID-19, Manastirliu sërish thirrje

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në ditën e dytë të muajit gusht ka bërë sërish thirrje qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID_19.

Manastirliu thotë se fokusi kryesor këtë muaj janë moshat mbi 50 vjeç të cilat janë më të rrezikuarat.

Ajo ka kujtuar se gjatë gushtit duhet të vaksinohen edhe studentët pasi në vjeshtë do të kthehen në auditorët e universiteteve dhe duhet të jenë më të mbrojtur.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM

🌼Ne jemi të angazhuar të vazhdojmë me vaksinimin e të gjithë qytetarëve +18 vjeç,👍 duke ndalur fokusin tek ata të cilët janë më të rrezikuar +50 vjeç👨‍🦳👩‍🦳, por duke synuar edhe studentët🚶‍♀️🚶‍♂️ të cilët duhet të jenë sa më të mbrojtur në auditore për vitin e ri akademik.

**Vaksinimi antiCOVID në qendrën shëndetësore në Sarandë🏡 ka ecur me ritme shumë të mira👉 mbi 17.000 vaksinime janë kryer në këtë qendër.

#VaksinohuSot💉

#KohaËshtëTANI⏰

#ShqipëriaBuzëqesh🌼

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat