Ish-këshilltari: E paprecedentë që shteti shfaqet duke luftuar zjarrin me gjethe pemësh e lopata

Shqipëria

Ish-këshilltari: E paprecedentë që shteti shfaqet duke luftuar zjarrin me gjethe pemësh e lopata

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 00:02
Shemsi Prençi

Vatra e zjarrit që prej më shumë se 10 ditësh janë përhapur në disa qarqe të vendit tonë, ku ditën e djeshme si pasojë e asfiksimit një 60-vjeçar në Gjirokastër humbi jetën.

Në lidhje me situatën e zjarreve që kanë ‘pushtuar’ Shqipërinë, ish-këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile Shemsi Prençi, në një intervistë në edicionin e lajmeve të Ora News, është shprehur  se Ministria e Mbrojtjes dhe  Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nuk kishin një plan qendror të përgjithshëm për Shqipërinë dhe as një plan koordinimi me strukturat përkatëse për të përballur këtë situatë

"Tashmë për çdo shtetas shqiptar, të Ballkanit, të Evropës po të  gjithë botës, dihet që prej kohësh trumpetohet ngrohja globale, efektet e saj , lidhur me fatkeqësitë e natyrës, lidhur me ngjarjet që vijnë ng shirat, nga reshjet nga thatësira e tokës, nga tërmetet, pra janë një gamë e gjerë e fatkeqësive të natyrës që e kërcënojnë njerëzimin për shkak të ngrohjes globale. Por çdo shtet me institucione të konsiliduara dhe me zyrtarë të lartë të përgjegjshëm përballen me fatkeqësitë me dinjitet, duke marrë në konsideratë të gjitha të dhënat që transmeton qendra botërore e shërbimeve meteorologjike dhe gjithë sistemit të gjeoshkencës, po kështu për Shqipërinë instituti i gjeoshkencës është një institut korrekt shkencor që transmeton në mënyrë periodike të përditshme të gjitha fenomenet që priten të ndodhin në Shqipëri

Normalisht vera e nxehtë që do kapte gjithë Ballkanin dhe Evropën është paralajmëruar tre muaj më pëpara. Për çdo institucion shtetëror duhen hartuar plane operacionale, strategjike lidhur me përballimin e fenomeneve të vjeshtës, të dimrit të verës. Për Shqipërinë rezultoi se institucionet përgjegjëse, Ministria e Mbrojtjes , Agjencia kombëtare e mbrojtjes civile, në mënyrë kategorike  nuk kishin një plan qendror të përgjithshëm për Shqipërinë dhe as një plan koordinimi me pushtetin vendo, me strukturat e shërbimeve zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile për të përballur këtë situatë."

Sipas tij, çdo ministri dhe çdo strukturë e pushtetit vendor duhet të ketë një plan të detajuar, në rastet kur bie zjarri. Ai thotë se edhe pse Shqipëria ka harxhuar rreth 100 milionë euro për blerjen e disa helikopterëve, këto të fundit nuk janë përdorur asnjëherë në raste emergjente. Ai thekson se nuk kanë pasur kite operacionale kundër zjarrit, ndërkohë shton se për gatishmërinë e helikopterëve që sipas tij është në nivelin zero, përgjegjëse është Ministria e Mbrojtjes.

 “Çdo ministri në linjën përkatëse dhe çdo strukturë e pushtetit vendor duhet të ketë një plan të detajuar të kapaciteteve njerëzore dhe teknike që kanë në dispozicion për të luftuar zjarri. Strukturat e shërbimit të zjarrfikëses në Shqipëri tashmë dihet se sa i kanë kapacitetet. Maksimumi i kanë 1deri në 2 dhe Tiran mund të ketë deri në 5-6 makina zjarrfikëse, që ata janë në shërbimin kundra zjarrit kryesisht në zonat urbane, por janë të pamjaftueshëm dhe të papërshtatshme për t’u përballur me zjarrin në zonat kundrinore dhe malore e sidomos në zonat e mbrojtura, sepse nuk kanë infrastrukturë rrugore.

Shqipëria vitet e fundit ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për blerjen e disa helikopterëve, qoftë për strukturat e armatosura, qoftë edhe për mbrojtjen civile. Fatkeqësia më e madhe është se duke qenë se këto blerje janë bërë nëpërmjet një korrupsioni shumë të madh absolutisht asnjëherë këto avionë nuk janë përshtatur për luftën kundër zjarreve që janë detyrë parësore e ushtrisë për mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë në kohë paqeje. Helikopterët kur janë blerë janë blerë pa kite operacionale kundër zjarrit, më pas është  bërë një tender shtesë, nga ish-ministrja e mbrojtjes ajo që e ka groposur Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të armatosura, dhe me tendera korruptivë në mënyrë kategorike ka katandisur gatishmërinë e helikopterëve në nivelin zero. Këto helikopterë asnjëherë nuk janë vënë në punë për fikjen e zjarreve sepse kitet operacionale që ka blerë Ministria e Mbrojtjes nuk janë të përshtatshëm. Është thënë në mënyrë të vazhdueshme se do fusin në veprim 1, 2 apo 3 helikopterë por në fakt helikopterët që janë blerë edhe njëherë që janë munduar që të fluturojnë u ka rënë kova e ujit në det në zonën e Shengjinit. Sot aktualisht përgjegjësia i përket Ministrit të mbrojtjes, por jo këtij Ministri, por ish- ministrja e mbrojtjes e ka katandisur në këtë deregje ku flota ajrore detare e shtetit shqiptar është në nivelet më të ulëta të gatishmërisë në historinë e ushtrisë shqiptare.

Asnjë helikopter i ushtrisë shqiptare nuk kryen operacione për fikjen e zjarrit. Edhe kur kanë munduar ta tregojnë për reklamë kovën e kanë pasur pa ujë. Ndërsa filmimet tjera u përkasin helikopterëve që u përkasin kompanive private apo ndonjë helikopteri që mund t’u vijë për ndihmë. Duhet të bësh një negocim për të pasur gatishmërinë e kontributit për të mbështetur në situata të mundshme.

Fakti që situatat kanë ardhur që prej një muaji e gjysmë dhe  Ministria e Mbrojtjes nuk ka operuar as ndihmë të kërkesave që t’i bënin kompanive private as ndihmë të mekanizmit të mbrojtjes evropiane, tregon që janë të papërgjegjshëm. Ne nuk vuajmë se s’kemi ose s’na japin ndihmë ne vuajmë papërgjegjmërinë e drejtuesve të institucioneve që nuk i marrin masat në kohë për të reaguar ndaj fatkeqësive të natyrës. Dhe ajo që është më e keqja kur ndodhin, nuk është kohë për të bërë reklamën Ministrin i mbrojtjes, sot është koha për të thënë nuk kemi bërë planin, s’l asnjë problem por të paktën t’i përgjigjemi emergjencës duke i kërkuar ndihmë gjithkujt, duke i kërkuar ndihmë edhe popullatës.

Sot Komuniteti i ndërministror i mbrojtjes civile të Republikës së Shqipërisë edhe nuk ka dalë me konkluzionet e para. Zjarri është një fatkeqësi e natyrës por edhe e dorës së njeriut sepse motivet she shkaqet e zjarrit mund të jenë të ndryshme. Është  një fatkeqësi që qoftë nga dora e njeriut apo e natyrës është një fatkeqësi që precipiton shumë shpejt, nuk të krijon mundësi që të ulesh të hartosh plane për të luftuar, prandaj duhet përgatitur më para. Problemi qëndron se strukturat qeveritare nuk e vlerësuan situatën as në Krabarun as në ishullin e Sazanit, as në zonën e Tragjasit as në zonën e Llogarasë, as në Mamurras as në Llogara. 

Drejtuesi më i lartë i Mbrojtjes civile ishte me pushime në plazh, ndërkohë që Shqipëria kishte mbi 80 vatra aktive zjarri të fuqishme. Këtu qëndron edhe papërgjegjmëria e institucioneve. Si Ministër, Niko Peleshi nuk ka të drejtë të justifikojë qëndrimin e papërgjegjshëm të mbrojtësve të lartë teknikë të Mbrojtjes civile she shtabit të përgjithshëm të ushtrisë të cilët nuk kanë vënë në gatishmëri asetet e luftës kundër zjarrit."

Prençi thekson se është e paprecedentë në të gjithë botën që strukturat operacionale të Mbrojtjes civile të shfaqen në media me gjethe pemësh dhe lopata dhe mjete rrethanore për të luftuar zjarrin

"Është e paprecedentë në të gjithë botën, edhe në shtete më të humbura që në vitin 2021 strukturat operacionale të Mbrojtjes civile të shfaqen në media me gjethe pemësh dhe lopata dhe mjete rrethanore për të luftuar zjarrin, e për më tepër kur zjarri merr përmasa. Në transmetimet që janë dhënë dje në Gjirokastër zjarri ishte buzë rrugës dhe atje nuk kishte një zjarrfikës për të luftuar zjarrin. Pse zjarrfikësit nuk ishin me pompa të shpinës në rrugë. Me 25 kilogramë ujë mund të luftosh të paktën 20-25 kilometra vijë zjarri. Por shfaqet drejtori duke iu bërtitur strukturave, duke iu thënë merrni kazmat, dhe lopatat."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat