Situatë e frikshme nga flakët në Gjorm/ Peleshi: Banorët të evakuohen me urgjencë

Shqipëria

Situatë e frikshme nga flakët në Gjorm/ Peleshi: Banorët të evakuohen me urgjencë

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 14:03
Situatë e frikshme nga flakët në Gjorm/ Peleshi: Banorët të evakuohen me urgjencë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën thirrje për evakuim urgjent të banorëve të fshatit Gjorm, pas “pushtimit” nga flakët.

Ai tha se duhet shmangur më e keqja dhe se do të punohet me intensitet për të vënë nën kontroll zjarrin.

“Na u desh të shkëputemi me rreth 40 trupa në këtë zonë të fshatrave të Selenicës pasi kemi një situatë të vështirë. Helikopteri po ndërhyn. Era është totalisht e pafavorshme. Sapo mbylla një telefonatë me drejtorin rajonal të policisë dhe i komunikova urgjencën e evakuimit të njerëzve. Ka akoma njerëz në fshat. Të shmangim më të keqen. Sot kemi shumë të angazhuar dhe të shqetësuar dhe me pak mundësi për të ndërhyrë. Beteja jonë e gjithë këtyre ditëve ka qenë pikërisht të shmangur prekjen e Parkut të Llogorasë, por tani jemi të përqendruar në këto fshatrat Gjormë në Gumenicë.”

Pesë banesa u shkrumbuan në Gjorm dhe banorët u larguan të alarmuar nga shtëpitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat