I ngecur mes shkëmbinjve në malin e Çikës, gjendet turisti meksikan

Shqipëria

I ngecur mes shkëmbinjve në malin e Çikës, gjendet turisti meksikan

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 22:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhënë detaje lidhur me bllokimin e një turisti nga Meksika në malin e Çikës. Bëhet me dije se ai e ka patur të pamundur zbritjen për shkak të terrenit të vështirë dhe për këtë arsye ka telefonuar në numrin 112.

Njoftimi i policisë:

Policia e Himarës dhe grupi i FNSH-së i vijnë në ndihmë turistit meksikan.

Një turist 30-vjeçar nga Meksika, duke eksploruar Malin e Çikës, kishte mbetur në disa shkëmbinj.

30-vjeçari ka telefonuar në Sallën Operative Vlorë, 112 dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të terrenit të vështirë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë me qëllim gjetjen e tij.

Pas disa orë kërkimesh nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur gjetja e turistit meksikan, i cili po trasportohet nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Himarës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetërore.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

#FaleminderitPoliciaeShtetit 

#Bashkëmëtësigurt 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat