Zjarret në Shqipëri/ Situata mbetet kritike në Dukat, zjarrfikësit, ushtarët dhe banorët e zonës vazhdojnë luftën me flakët

Shqipëria

Zjarret në Shqipëri/ Situata mbetet kritike në Dukat, zjarrfikësit, ushtarët dhe banorët e zonës vazhdojnë luftën me flakët

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 08:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ditën e 14 në malin e Karaburunit zjarret kanë qenë aktive dhe disa vatra të rrezikshme. Deri në orët e para të ditës zjarrfikës, ushtarë dhe banorë të Dukatit kanë luftuar me flakët të cilat të ndihmuara dhe nga era kanë përparuar me shpejtësi duke djegur shkurre dhe pyje, por duke rrezikuar dhe jetët e punonjësve dhe ushtarëve.

Situata është kritike shprehen banorët pasi zjarri ka përparuar në lartësinë e malit duke ju afruar “ zonës së qujatur gropat e pirit” të cilat janë me pyje të dendura duke rrezikuar Llogoranë.

Në orët e para të ditës ka nisur punën dhe një helikopter me dy helika i cili ka bërë disa rrugë duke hedhur ujë mbi fshatin Dukat. Era që fryn në atë zonë e favorizon flakët . Ndërkohë dhe zona në gropat e Pirit ka prezencë të zjarrit, atje po punohet me ushtar dhe punonjës se ADZM psr shuarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat