Zbulohet plani i arratisjes së Çekajt e ‘babagjyshit’: Një i dënuar tërhoqi vëmendjen, tentoi të presë damarët, goditi policin

Shqipëria

Zbulohet plani i arratisjes së Çekajt e ‘babagjyshit’: Një i dënuar tërhoqi vëmendjen, tentoi të presë damarët, goditi policin

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 20:11
Ilustrim

Drejtoria e Burgjeve kja dhënë detaje për tentativën e arratisjes së Arbër Cekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu “313” në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Burgjeve, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri e kanë organizuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tentativën e arratisjes.

Ata kanë shfrytëzuar situatën ku një i paraburgosur tjetër ka tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë duke prerë damarët e dorës.

Menjëherë gardianët kanë shkuar për t’i ofruar ndihmën e parë të paraburgosurit, ndërsa Çekaj dhe Pjetri, të cilët kanë qenë në zonën e ajrimit, kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë tentuar të arratisen. Gjatë kësaj tentative, ata kanë goditur një prej policëve që i pikasi dhe dha alarmin për atë që po ndodhte.

Situata në IEVP 313 është nën kontroll, ndërsa të tre të paraburgosurit janë vendosur në izolim duke qenë nën rregjimin e mbikqyrjes së veçantë sipas nenit 68 të ligjit “Për trajtimin dhe të drejtat e të burgosurve”.

Në lidhje me ngjarjen grupi hetimor nga SHKBB në bashkëpunim me Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve po kryejnë hetimin e thelluar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kryerjen e veprimeve proceduriale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe autorëve të saj brenda dhe jashtë institucionit. Pas hetimit materialet do t'i vihen në dispozicion prokurorisë.

Për të tre të paraburgosurit po përgatiten kallzimet penale për kryerjen e veprave penale, të tentativës për arratisje “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.

Është urdhëruar në të njëjtën kohë rivlerësimi i kushteve të sigurisë në tërësi të institucionit 313 si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat