Rrahu vëllain e tij me grushta! Arrestohet 45-vjeçari i dënuar me 21 vite burg për vrasje

Shqipëria

Rrahu vëllain e tij me grushta! Arrestohet 45-vjeçari i dënuar me 21 vite burg për vrasje

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë në Lezhë, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, është arrestuar një 45-vjeçar i cili ka qenë dënuar më parë me 21 vite burg për vrasje. Ai u arrestua pasi u kap në banesë duke ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, 32-vjeçarit R.T.

Gjithashtu nga Policia në pranga kanë rënë edhe tre persona për vepra të ndryshme penale. Është arrestuar 26-vjeçari E.B., banues në Prishtinë pasi gjatë kontrollit në makinën ku ishte pasagjer, në çantën e tij u gjetën lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit L. D., banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në Kune, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, në gjendje të dehur. Gjithashtu është arrestuar 31-vjeçari A.Ll pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

Vijon për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lapidarit”, Shëngjin, forca e posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
-Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues Rreth i Epërm, Mirditë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

-Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. T., 45 vjeç, i dënuar më parë me 21 vite burg për vrasje, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. T., 32 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

-Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në Kune, Shëngjin, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, në gjendje të dehur.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat