Ndërhyhet nga ajri e toka për të shmangur përhapjen e zjarrit në Parkun e Llogarasë

Shqipëria

Ndërhyhet nga ajri e toka për të shmangur përhapjen e zjarrit në Parkun e Llogarasë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Situata e zjarrit në fshatin Dukat, aktualisht paraqitet e qetë.

Aktualisht vatra zjarri janë aktive në zonë e quajtur gropat e Pirit në Karaburun.

Për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve po ndërhyhet nga ajri gjithashtu edhe nga toka, pasi autoritetet synojnë të shmangin përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Më herët Ministria e Mbrojtjes reagoi për situatën e zjarreve, duke theksuar se në vend vijon te ketë vatra zjarri aktive në fshatin Dukat i Ri si edhe në Gadishullin e Karaburunit duke paraqitur rrezikshmëri pasi ka përhapje drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat