​Fier, vetura përfshihet nga flakët

Shqipëria

​Fier, vetura përfshihet nga flakët

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 18:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet është përfshirë sot pasdite nga flakët në segmentin rrugor pranë spitalit memorial në Fier.

Dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në motor ajo që ka shkaktuar zjarrin, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 17:30, në bypass-in e Fierit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. M., banuese në Tropojë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet”, njofton policia e shtetit shqiptar.

Forcat zjarrfikëse dhe policia në vendin e ngjarjes./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat