Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, ndërhyn zjarrfikësja për të nxjerrë të plagosurit nga makinat

Shqipëria

Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, ndërhyn zjarrfikësja për të nxjerrë të plagosurit nga makinat

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 13:59
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë automobilistik u regjistrua në aksin nacional Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas. Dy mjete një tip “Benz” dhe nje “Ford”janë përplasur, ndërsa ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve.

I lënduari është dërguar për kurim në spitalin e Elbasanit, ndërsa përplasja ka qenë e fortë, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë personat ne mjete.

Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet mbi shkaqet e përplasjes ku paraprakisht dyshohet se shkak te jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Aksi nacional Elbasan- Peqin mbetet një njollë e zezë në qarkun e Elbasanit për nga numri i aksidenteve të shënuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat