KLSH zbarkon në Kadastrën e Korçës

Shqipëria

KLSH zbarkon në Kadastrën e Korçës

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:00
Ilustrim

Pas një auditi në Kadastrën e Korçës, KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë e Korçës 3 ish-drejtorë të Kadastrës dhe 1 të ALUIZNI Korçë për shpërdorim të detyrës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbarkuar ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Korçë për të ushtruar audit.

Fokusi ka qenë të bërë auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të pa luajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve.

KLSH bën me dije se nga auditimi kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cënuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

Në lidhje me këto shkelje të evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat