Situata nga zjarret në vend, Peleshi falenderon ambasadoren Yuri Kim

Shqipëria

Situata nga zjarret në vend, Peleshi falenderon ambasadoren Yuri Kim

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 20:02
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë detaje nga takimi i sotëm në Pashaliman me ambasadoren Yuri Kim për situatën e zjarreve.

Me një postim në Facebook, Peleshi shprehet se gjatë takimit kemi ndarë shqetësimet për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Ai ka falenderuar ambasadoren amerikane për ndihmën, po ashtu edhe ekipin e ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të ndihmuar me përpjekjet e koordinimit dhe përgjigjes ndaj flakëve

“SHBA është në krah të Shqipërisë edhe në këtë situatë të vështirë me zjarret, që ka prekur vende të ndryshme të botës. Prita sot, në bazën e Pashalimanit ambasadoren Yuri Kim, me të cilën ndamë shqetësimin për gjendjen. E falenderova ambasadoren për ndihmën që SHBA ka dhënë në pajisje dhe jo vetëm, për emergjencat civile. Mirënjohje për kontributin e ekipit amerikan të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të ndihmuar me përpjekjet e koordinimit dhe përgjigjes ndaj flakëve”- shkruan ministri Peleshi në Facebook

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat