Bilanci i zjarreve ditën e sotme, ja qarqet që po luftojnë me flakët

Shqipëria

Bilanci i zjarreve ditën e sotme, ja qarqet që po luftojnë me flakët

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën me zjarret në vend përgjatë ditës së sotme, duke dhënë informacion mbi vatrat që janë ende aktive në vend.

Ministria bën me dije se ka ende vatra aktive në Karaburun dhe fshatin Dukat, por nuk rrezikohet Llogaraja.

Ndërkohë,  është normalizuar pjesa e tunelit të Kalimashit dhe pritet të ketë monitorime gjatë natës.

Qarku Vlorë. Vatra e zjarrit, në Gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, vijon akoma. Forcat vazhdojne punen intensivisht. Situata eshte ende problematika ne disa zona. Llogaraja nuk rrezikohet dhe as fshati Dukat. Neser do te fillojne punen forcat dhe dy mjete nga ajri.

Qarku Lezhë. Bashkia Mirdite, në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan. Ne kete zone diten e sotme u perqendruan te gjitha forcat tokesore dhe nga ajri. Pjesa nga ana e tunelit eshte e normalizuar. Vijon monitorimi nga forcat gjate nates. Nuk paraqet rrezik per banesa dhe tunelin.

Qarku Lezhë. Gjate punes diten e sotme vatrat e zjarrit në fshatin Munellë dhe Domgjon eshte bere e mundur izolimi ne pjesen nga ana e Domgjonit. Momentalisht vatra e zjarrit ka nje shtrirje të madhe në terren të thyer dhe është i veshtire izolimi ne teresi i saj. Gjate nates po monitorohet. Nuk ka akoma rrezik banesash.

Qarku Lezhë. Bashkia Lezhe, në fshatin Patalej, Njësia Administrative Kolsh, diten e sotme forcat ne terren punuan per te izoluar nje pjese qe ka drejtim ne rruget e fshatrave. Gkate nates po monitorohet. Situata mbetet problematike. Nuk ka akoma rrezik banesash.

Qarku Kukës. Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi, Nga puna e kryer diten e sotme si nga toka ashtu edhe nga ajri, situata vijon te mbetet problematike ne disa ane. Forcat e Armatosura te Shqiperise kane mundesuar izolimin e vatres tek zona Qafa e Kumbulles, FA e Kosoves ka punuar nga ana e Lakut te Molles e cila vijon te jete aktive me intesitet te larte qe eshte ne kufi me Puken. Edhe ana nga Laku i qershive vijon te mbetet problematike. Terreni nderlikon punen e forcave nga toka si pasoje e pjerresise dhe zones shkembore. Nuk ka akoma rrezik banesash. Vijon monitorimi i forcave gjate nates.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat