Fillon tërheqja e akulloreve me përmbajtje kancerogjene nga marketet në Shqipëri

Shqipëria

Fillon tërheqja e akulloreve me përmbajtje kancerogjene nga marketet në Shqipëri

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 17:13
Ilustrim

Pas alarmit të dhënë nga Bashkimi Europian, edhe në Shqipëri ka nisur mbledhja nga marketet e akulloreve në të cilat është vërtetuar se ka përmbajtje kancerogjene.

Bëhet fjalë për oksid etileni, i cili është konstatuar në disa lloje akulloresh të kompanisë Mars, sipas Foodwatch.org.

Sipas AKU, këto produkte kanë hyrë në Shqipëri në periudhën mars-maj 2021, para se BE të jepte alarmin, ndërsa tashmë ka nisur mbledhja e tyre nga marketet në të gjithë vendin.

AKU njoftoi se bëhet fjalë për 36 ton akullore të kësaj kompanie. Pasi të mblidhet, pritet që sasia e akullores të asgjësohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat