Mjekët: Kujdes, po shtohen pacientët e rënduar në moshë të re

Shqipëria

Mjekët: Kujdes, po shtohen pacientët e rënduar në moshë të re

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 21:52
Ilustrim

Të shtruarit në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë me rritjen e numrit të të prekurve nga covid. Mjekët thonë se ka një rritje edhe pacientëve me simptomatikë të rëndë të virusit.  Infeksionistja Esmeralda Meta, tregon  se grupmosha e tyre fillon që nga 20 vjeçarët.

“Aktualisht vihet re e një rritje e numrit të të shtruarve duke nisur nga fundjava dhe fillimi i kësaj jave. Ka një trend në rritje të pacientëve që shtrohen në spitalin COVID-1, nga mosha 20-vjeç deri mbi 80-vjeç.

Ka të intubuar dhe pacientë që kërkojnë suporte oksigjeni. Ka raste të rralla që janë të vaksinuar me dozën e parë, por me simptomë më të lehtë” tha ajo.

Mjekja thotë se pjesa më e madhe e tyre paraqiten në spital në javën e dytë të infektimit kur edhe fillojnë komplikacionet. “Momenti që paraqiten mbi 80% kanë nevojë për suport oksigjeni” tha ajo.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen mbi 45 persona, ndërsa urgjencat mjekësore po rriten nga dita në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat