Nis sot Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Rama nxjerr pamjet e rrugës së re

Shqipëria

Nis sot Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Rama nxjerr pamjet e rrugës së re

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 08:34
Pamje nga videoja

Me rastin e nisjes së Pelegrinazhit për mijëra besimtarë bektashianë, kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga rruga e re për në Malin e Tomorrit.

Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, bashkangjitur videos Rama shkruan: “Mirëmëngjes dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorrit, ju uroj një fundjavë të mbarë”.

Tashmë rruga e re prej 20 km të çon drejt Majës së Shenjtë të Tomorrit.

Mali i Tomorrit, një nga bukuritë e rralla të natyrës, me Majën e Shenjtë që zotëron pamje nga të gjitha pikat e horizontit, është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri, në mënyrë të veçantë nga besimtarët bektashianë në pelegrinazhin e tyre të përvitshëm.

Ky udhëtim ka qenë gjithherë i mundimshëm për shkak të mungesë së rrugës, e premtuar dhe asnjëherë e realizuar në dhjetëra vite, ndërsa sot situata është krejtësisht e ndryshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat