Kampi i Tepelenës është një nga faqet e errëta të diktaturës

Shqipëria

Kampi i Tepelenës është një nga faqet e errëta të diktaturës

Nga: Beqir Sina Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Kampi me tela me gjemba i Tepelenës është një nga faqet e errëta të diktaturës, ku u mbajtën për disa vjet në kushte cnjerëzore me mijëra familjarë të kundërshtarëve të regjimit, gra, fëmijë e të moshura, të pafajshëm. Mes tyre edhe Lek Pervizi, sot në të nëntëdhjetat, që me vizatimet e tij akribike dëshmoi këtë kamp internimi, historitë e tij, madje edhe një hartë me vendvarrimet e atyre që mbetën në Tepelenë.

Dëshmitë flasin për qindra jetë të humbura, që ende sot kërkohen nga familjarët.Sot, ish-kampi i internimit i Tepelenës pritet të kthehet në muze, i vizitueshëm nga shqiptarë e të huaj, duke dëshmuar diktaturën dhe gjurmën e saj në të sotmen.

Njohja në terren e vendeve të rëndësishme të kujtesës përcakton edhe itinerare të vizitueshme nga të rinj e shkollarë, për njohjen me vendet e vuajtjes së dënimit dhe ndëshkimit në komunizëm.

Pas vizitës përkujtimore në kamp, me të mbijetuar e trashëgimtarë të tyre, përfaqësues të shoqatave të të drejtave të njeriut, takimi vijon në pallatin e kulturës Tepelenë, me aktivitetin e radhës për të zhdukurit, që AIDSSH organizon në bashkëpunim me ICMP dhe pushtetin lokal në Tepelenë, në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese: adresimi i çështjes së personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste”, i mbështetur nga Bashkimi Europian.

Shënim: Fotot janë marrë në faqen zyrtare të Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat