Ndaloi në mes të rrugës duke bërë video për TikTok bashkë me shoqet, e pëson keq shoferja 21 vjeçare! 

Shqipëria

Ndaloi në mes të rrugës duke bërë video për TikTok bashkë me shoqet, e pëson keq shoferja 21 vjeçare! 

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:19
Ilustrim

Është gjobitur dhe shoqëruar në komisariat 21 vjeçarja që bllokoi dje trafikun në Astir bashkë me shoqet e saj për të bërë video për TikTok para makinës me të cilën po udhëtonin.

21 vjeçarja V.D e cila rezultoi se nuk kishte as leje drejtimi është ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

"Nisur nga publikimi në media sociale, i një videoje ku shfaqej një shtetase, e cila nga verifikimi rezultoi se më datë 22.08.2021, kishte ndaluar automjetin në karrexhatë, në rrugën “Teodor Keko” dhe së bashku me pasagjeret që udhëtonin me të, kryente veprime të ndaluara në rrugë, duke krijuar një gjendje të rrezikshme dhe bllokim të trafikut, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pasi identifikuan zonën dhe të dhënat e automjetit, bënë të mundur konstatimin dhe shoqërimin e automjetit, si dhe procedimin penal të drejtueses, shtetases V. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pasi rezultoi e papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, kjo shtetase u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, për veprime të  ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar mjetin shtetases së papajisur me leje drejtimi", thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat