Strehimi i afganëve në Shqipëri, Soreca takon Xhaçkën dhe Çuçin: Përsërita lavdërimet e BE

Shqipëria

Strehimi i afganëve në Shqipëri, Soreca takon Xhaçkën dhe Çuçin: Përsërita lavdërimet e BE

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 18:30
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca është takuar ditën e sotme me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe atë të Brendshëm Bledi Çuçi në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri. Soreca shprehet se gjatë takimit është informuar në lidhje me pikat e koordinimit në lidhje me këtë proces, duke përsëritur lavdërimet e BE për gatishmërinë e Shqipërisë.

“Diskutime të mira sot me ministrat Olta Xhacka dhe Bledi Çuçi në Shqipëri. Unë përsërita lavdërimin nga BE për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët në nevojë.

Të dy ministrat më informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur. Ne prekëm çështje të rëndësishme të statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Populli afgan meriton të jetojë në siguri, mbrojtje dhe dinjitet”, shkruan Soreca.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë “Rama 2”, këshilli i ministrave ka vendosur që dhënia e mbrojtjes së përkohshme për afganët që do të strehohen në Shqipëri për shkak të luftës do të zgjasë 1 vit. Kështu do të krijohet një task forcë e cila do të shërbejë si strukturë e posaçme për menaxhimin e fluksit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare.

Kjo task forcë do të kryesohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe do të ketë në përbëje edhe 6 ministra të tjerë, konkretisht atë të Brendshëm, Mbrojtjes, Ekonomisë, Arsimit, Shëndetësisë dhe Turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat