Shqiptarët konsumuan 11 ton akullore ‘kancerogjene’, profesori i njohur tregon rrezikun që na kanoset

Shqipëria

Shqiptarët konsumuan 11 ton akullore ‘kancerogjene’, profesori i njohur tregon rrezikun që na kanoset

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 16:12
Kapllan Sulaj

Profesor Kapllan Sulajn, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, në Universiteti Bujqësor ka dhënë një intervistë në lidhje me pasojat që rrezikojnë shqiptarët që kanë konsumuar rreth 11 ton akullore me përmbajtje kancerogjene.

 Ai tha se pasojat mund të shfaqen më vonë.

“Ekspozimi i konsumatorit kryesisht konsumatori i grupmoshave të vogla  me oksid etileni bën të mundur që të shfaqen më vonë fenomene të tilla toksike që në rastet e konsumimit me doza të larta, shfaqet me toksicitet të sistemit nervor, me raste shpeshherë të fshehta por që progresojnë me kalimin  e kohës. Në ekspozimet kronike mund të bëhet edhe promotor  i lindjes së proceseve tumorale në organizëm”. tha ai.

Më tej eksperti tregon se çfarë duhet të bëjnë ata që kanë konsumuar një produkt të tillë.

“Duhet të jenë të rezervuar sepse në mënyrë të paditur ata mund të marrin sasi të tjera të oksidit të etilenit prandaj duhet të ndalojnë konsumimin e akulloreve, kryesisht të akulloreve të paketuara. Për të kalkuluar dozën është e vështirë sepse duhet të dimë sa është sasia në një akullore”.

Megjithatë prof. Sulaj e ka një përgjigje. “Nëse një person konsumon më tepër nga tre akullore në ditë atëherë natyrisht që shprehja e toksicitetit është më e lartë” tha ai. Në lidhje me konsumimin e akulloreve të ndryshme që aktualisht qarkullojnë në tregun shqiptar, eksperti këshillon që të evitohen të gjitha ato që janë me ngjyrë të theksuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat