Aksion në Vlorë, policia ndalon Ferdinand Llanaj, ja arsyet

Shqipëria

Aksion në Vlorë, policia ndalon Ferdinand Llanaj, ja arsyet

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 08:58
Ilustrim

Një aksion i kryer nga strukturat e policisë kriminale në Policinë e Shtetit dhe asaj të Vlorës, ka bërë të mundur arrestimin e një prej emrave jo pak të njohur në botën e krimit në qytetin e Vlorës.

Aksioni policor mësohet se është kryer në Selenicë të Vlorës.

Gazetari i Ora News Elton Qyno, raporton se mes personave të arrestuar dhe që momentalisht ndodhet në ambjentet e policisë së Vlorës, është Ferdinand Llanaj që në flori njihet dhe me nofkën “Robi”.

Prej dy ditësh Llanaj qëndron në ambjentet e policisë, si pasojë e nisjes së një procedimi penal.

Nuk dihet me saktësisë se për çfarë bën fjalë çështja penale, për një atentat të mundshëm apo për kultivim të një sasie droge, por burimet konfirmojnë se Ferdinant Llanaj, vijon të mbahet i izoluar në ambjentet e policisë së Vlorës.

Gjithashtu veç Llanaj janë ndaluar dhe persona të tjerë, emrat e tw cilëve nuk dihen për momentin.

Ndërkohë një grup hetimi i përbërë nga oficerë të policisë Vlorë dhe Policisë së Shtetit, vijojnë të punojnë ende me këtë çështje.

Ndalimi i Llanaj u krye pikërisht në ditën kur policia kriminale po kryente hetime për vrasjen e Xhuljano Bullarit, ngjarje për të cilën burimet thonë se nuk ka lidhje ndalimi i tij me këtë ngjarje kriminale.

Llanaj është ndaluar për diçka tjetër, por ende është e pazbardhur plotësisht situata për të cilën e kanë ndaluar, , raporton Ora News.

Llanaj është një emër jo pak i njohur për policinë kriminale. Familja e tij në Selenicë është përfshirë në një sagë hakmarje, me fisin Xhaferaj në Selenicë.

Ferdinand Llanaj është vëllai i Aleksandër Llanaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e masakrës së “Çoles”, ku në 7 prill 2015 humbën jetën 3 persona Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.

Dy vite më vonë, Llanaj në muajin Tetor 2017, i shpetoi një atentati në rrugën “Transballkanike”, ku ishte duke udhëtuar nën shoqërinë e Dritan Begës dhe djalit të tij të vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat