Shkaktoi zjarr nga pakujdesia në një sipërfaqe me pemë, procedohet 69-vjeçari në Shijak

Shqipëria

Shkaktoi zjarr nga pakujdesia në një sipërfaqe me pemë, procedohet 69-vjeçari në Shijak

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Policia ka proceduar penalisht një 69-vjeçar në Shijak, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar një zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë.

Policia njofton se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin: A. Ç., 69 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia në fshatin Çezmeli, Shijak dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë, në pronësi të shtetasit A. Sh.”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat