Hapet tuneli i pestë tek “Shqiponja”, lehtëson trafikun nga Durrësi drejt Tiranës

Shqipëria

Hapet tuneli i pestë tek “Shqiponja”, lehtëson trafikun nga Durrësi drejt Tiranës

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 14:04
Pamje nga videoja

Ditën e sotme është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5, në nyjen “Shqiponja” në Tiranë.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku teksa ka inspektuar punimet në Unazën e Re.

Hapja e tunelit numër 5 do të bëjë të mundur qarkullimin e automjeteve që hyjnë në Tirana nga Durrësi, duke lehtësuar kështu qarkullimin.

Ndërkohë janë drejt përfundimit punimet për realizimin e plotë të kësaj vepre e cila i jep kryeqytetit një hyrje të denjë duke lehtësuar trafikun për automjetet dhe lëvizjen për këmbësorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat