Në Korçë, të rinjtë po vaksinohen

Shqipëria

Në Korçë, të rinjtë po vaksinohen

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Në Korçë është rritur interesimi për vaksinimin. Gjatë ditëve të para të shtatorit janë vaksinuar mbi 1000 persona ndërsa deri tani në Korçë janë vaksinuar mbi 65 mijë qytetarë.

Janë kryesisht të rinjtë dhe arsimtarët ata që i drejtohen qendrës së vaksinimit, çka ka bërë që fluksi të rritet nga dita në ditë por nuk mungojnë as grupmoshat e tjera.

Gjatë gushtit në bashkinë e Korçës u vaksinuan 9500 persona por vendimi për vaksinimin e detyruar të studentëve, arsimtarëve dhe Punonjësve të administratës pritet të rritë ndjeshëm këtë shifër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat