Mbushi furgonin me 20 klandestinë, policia i vihet në ndjekje

Shqipëria

Mbushi furgonin me 20 klandestinë, policia i vihet në ndjekje

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Një furgon me 20 emigrantë të paligjshëm brenda është kapur në afërsi të qytetit të Korçës, më konkretisht në fshatin Drenovë.

Gazetarja Lorena Kodra, raportoi se drejtuesi i mjetit, sapo ka pikasur prezencën e policisë është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë në mjet emigrantët që po i transportonte drejt kryeqytetit.

Policia e Korçës ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit ndërkohë që po punon për kapjen e tij.

Nga ana tjetër emigrantët e paligjshëm janë transportuar në drejtorinë e kufirit për procedura të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat