Të arrestuarit për trafik kokaine, Shqipëria e para në listë, ia kalon dhe Brazilit e Kolumbisë

Shqipëria

Të arrestuarit për trafik kokaine, Shqipëria e para në listë, ia kalon dhe Brazilit e Kolumbisë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Europol publikoi një raport të titulluar "Tregu i kokainës: Më konkurrues dhe më i dhunshëm."

Raporti ka dhënë detaje mbi rolin e trafikantëve që në raport quhen "shqipfolës" në trafikun e kokainës.

Ndër të tjera në faqen 21 publikohet dhe një grafik ku renditen shtetet sipas numrit të personave të arrestuar për trafik kokaine.

Itali, Britani, Gjermani, Belgjikë, Austri, Zvicër e Greqi... Aty ku shqipfolësit merren me trafikun e kokainës

Nga grafiku shihet se Shqipëria mban vendin e parë të personave të arrestuar në vendet evropiane në lidhje me rastet e konfiskimit të kokainës, për vitet 2018-2020.

Në vend të dytë renditet Brazili dhe në vend të tretë Kolumbia.

Të dhënat për këtë shkrim janë marrë nga raporti i Europol me titull "Tregu i kokainës: Më konkurrues dhe më i dhunshëm" publikuar më 07.09.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat