Ambasada amerikane për përjashtimin e Berishës nga PD: Vendimi i vështirë që mori Basha meriton respekt

Shqipëria

Ambasada amerikane për përjashtimin e Berishës nga PD: Vendimi i vështirë që mori Basha meriton respekt

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 09:48
Ambasada amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka përshëndetur vendimin e Kryetarit të Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.

Vendimi i vështirë që mori kryetari Lulzim Basha dje meriton respekt. Ky vendim tregon se ashtu si 30 vite më parë, në momentet kritike të historisë shqiptare, Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e shkuara, në mënyrë që të ndërtojë të ardhmen, të ndihmojë Shqipërinë të ecë para. Amerika ka një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike, që prej krijimit të saj dhe ne presim të punojmë afër tashmë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA- Shqipëri”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës në Twitter.

Në lidhje me këtë vendim gjatë mbrëmjes së djeshmi ka pasur reagime të shumta.

Ndërsa sot pritet të përballet Berisha dhe Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat