Berisha: Jam anëtar i grupit të PD, ka disa fjalë për kompromisin Rama-Basha

Shqipëria

Berisha: Jam anëtar i grupit të PD, ka disa fjalë për kompromisin Rama-Basha

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 10:56
Sali Berisha

Pas mbylljes së seancës së shkurtër në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat sërish.

“Jam në Kuvend më i vendosur, më i motivuar se kurrë për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë, për të mbrojtur interesin e kombit shqiptar. Për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen, trillimin, kurthet dhe pazaret për të eliminuar opozitarët shqiptarë.

Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe duhet ëmontuar një ditë e më parë. PD është parti e lirisë dhe të drejtave njerëzore, parti e interesit kombëtar.

Jam i bindur se demokratët shqiptarë do të dinë të vendosin këtë parti në piedestal. Do ndërmarr çdo nismë ligjore dhe statusore për rikthimin e PD-së në piedestalin që meriton.

Unë jam anëtar i grupit parlamentar të PD-së. Kompromisi Rama-Basha është nul, nuk ka asnjë mbështetje ligjore, përveë pazareve prapa shpine ndaj një force politike që qëndron fort si opozitë.

Në çdo kohë mund të hyj në seli. Do jetë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin dhe drogën,” tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat